Foto: Koha

Daviet e Francës: “Ju mbyti” korrupsioni

14 Janar 2016 - 19:36      

“Dialogu me Serbinë nuk është kundër interesave kombëtare të Kosovës, nuk është kundër kosovarëve”, ka deklaruar ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Ajo ka bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë për të ardhmen dhe në të mirë të Kosovës, derisa edhe njëherë ka treguar mbështetjen e Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, raporton KTV.

Në një ligjëratë para studentëve, Daviet ka thënë se kosovarët shumë më tepër duhet të brengosen për nivelin e lartë të korrupsionit.

“Korrupsioni ende vazhdon të jetë problem i dukshëm në Kosovë. Është në dorën e qytetarëve dhe politikanëve se si do ta rregullojnë këtë gjë. Marrëdhënia juaj me Bashkimin Evropian është kontraktuale dhe me këtë nivel të korrupsionit nuk mund të ketë kontratë”, ka thënë Daviet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...