Injorohet peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës, zemërohet shoqëria civile

13 Nëntor 2014 - 10:54      

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, ka shprehur revoltim ndaj mungesës së interesimit institucional të Presidentes për të pranuar dhe konsideruar peticionin kundër rritjes së çmimit të Energjisë Elektrike të nënshkruar prej më shumë se 33.000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sipas një komunikate të KOSID, në përputhje me Nenin 83 sipas të cilit Presidenti është kreu i shtetit dhe si i tillë përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës, njëherazi institucioni i vetëm funksional aktualisht në vend, KOSID gjykon, se Presidenca duhet të pranojë vullnetin dhe shqetësimin e 33.000 qytetarëve të Kosovës nëpërmjet pranimit të peticionit të Koalicionit të Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare.

“Për më shumë, peticioni kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike i mundëson qytetarët e Kosovës, nënshkrues të kësaj nisme legjislative, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (neni 79, Ligji nr. 04/L-025 për nisma legjislative) nëpërmjet së cilës kërkojnë reflektim të gjendjes ekonomike dhe sociale të konsumatorëve të energjisë elektrike në çdo ndryshim ligjor.

Presim, që institucioni i Presidencës të reflektojë ndaj vendimit të mëparshëm për të mospranuar Peticionin e realizuar prej Koalicionit të Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare i cili shpreh vullnetin e me shumë se 33.000 qytetarë të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...