Avokati Koci tregon se kush është patologu Stankoviq, që u shpreh kundër Haradinajt

16 Shkurt 2017 - 21:02      

Arianit Koci, avokat i Ramush Haradinajt, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se kush është Zoran Stankoviq, që sot është shprehur i gatshëm të dëshmojë kundër ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit.

“Patologu Zoran Stankoviq, ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë në Francë kundër z. Haradinaj. I njëjti, me datën 25 prill 2016, në Tribunalin e Hagës, ka qenë dëshmitar i mbrojtjes së kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Ish gjenerali i Jugosllavisë Stankoviq, gjatë dhënies së dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se në varreza masive në Srebrenicë, janë trupat e ushtarëve të vdekur, e jo të viktimave civile boshnjake”, ka shkruar Koci, përcjell Koha.net. “Për më tepër, Prokuroria e Tribunalit të Hagës, gjatë marrjes në pyetje, patologun Stankoviq e ka ballafaquar edhe me një audio-incizim, në të cilin, ai si nënkolonel i Ushtrisë Jugosllave, e informon gjeneralin Mladiq në vitin 1995 - se si duhet t'i shmangët aktakuzës së Hagës, e cila po i përgatitët”, ka shtuar ai më tej.

Koci ka pyetur se a mundet një individ, i cili e mohon krimin më të madh pas luftës së dytë botërore, Srebernicën, të jetë dëshmitar kredibil.
“Propaganda e pushtetit serb, me tërë kapacitetet e saja, i është vërsulur Ramushit, e nëpërmjet tij, edhe krejt Kosovës. Fatkeqësisht mentaliteti dhe propaganda millosheviqiane, është ende prezente te disa udhëheqës serb”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...