Haradinaj: Askush në regjion nuk mund të luajë me shqiptarët

16 Shkurt 2017 - 20:49      

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është koha që askush në regjion të luajë me shqiptarët, ndërsa theksoi se nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë.

“Edhe unë sot jam diasporë. Është një gjendje e çuditshme se për çka jam ndal unë, është keqpërdorim i një mundësie që Serbia është anëtare e Interpolit dhe jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me këtë shtyrje”, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për televizionin publik.

Ai ka thënë se e ka mbajt qëndrimin që është e drejta e tij, e drejta e Kosovës dhe nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë.
“Për ata që më akuzojnë janë vet kryes të krimeve. Ministri i Jashtëm i Serbisë, është vet ndihmës i Millosheviçit”, thotë Haradinaj dhe shton se është besnik i bindjeve të tij dhe i të drejtës së tij dhe të drejtës shqiptare.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...