Delawie e vlerëson si ide të keqe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

16 Shkurt 2017 - 20:25      

Deputetët që janë zgjedhur në vitin 2014 në Kuvendin e Kosovës duhet të punojnë në emër të qytetarëve. Ambasadori amerikan për Kosovë, Greg Delawie e vlerëson si ide të keqe mbajtjen e zgjedhjeve veç pse nuk mund të mendohet për një opsion tjetër.

Ai theksoi se ka ende kohë për punë siç thotë Delawie, të njëmendtë.

“Është ide e keqe për të mbajtur zgjedhje veç pse nuk mund të mendoni çka tjetër të bëni. Mendoj se njerëzit janë zgjedhur në Kuvend në vitin 2014 dhe deputetët e Kuvendit duhet të punojnë në emër të qytetarëve; zyrtarët qeveritarë duhet të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe i nxis ta bëjnë këtë. Ka ende kohë për punë të njëmendtë për çështjet si liria fetare, papunësia, sundimi i ligjit dhe më me dëshirë do t’i shihja politikanët dhe zyrtarët duke u marrë me këto çështje se sa të hyjnë në një vit të një periudhe të pacaktuar të etheve zgjedhore gjatë së cilës nuk arrihet shumëçka”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...