Dhuna politike në Kosovë po e shqetëson Delawien [video]

16 Shkurt 2017 - 20:18      

Gazi lotsjellës e koktej-molotovët janë dhunë politike, vlerëson ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Dhe, këtë ambasadori amerikan nuk e aprovon. Ai thotë se shqetësohet më shumë për këtë se sa për dialogun e protestat.

Delawie theksoi se arritja e qëllimeve duke e përdorur dhunën nuk i ndihmon vendit.

“Protestat nuk më shqetësojnë. Dialogu nuk më shqetëson. Mospajtimet nuk më shqetësojnë. Çka më shqetëson është dhuna politike. Natyrisht që kemi protesta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe kemi pasur protesta me qindra vjet. Kemi mospajtime në Kongresin tonë; i kemi pasur qysh prej fillimit. Por, dhuna politike, kjo është çështje krejt tjetër. Dua të them, nëse dëshironi ta kontrolloni agjendën në një vend, në demokraci, duhet të fitoni në zgjedhje. E nëse nuk mund të fitoni në zgjedhje, atëherë përdorimi i dhunës në përpjekje për t’i arritur qëllimet nuk i ndihmon vendit”, ka thënë ai.

Tutje ambasadori shpjegon se kujt i referohet me dhunë politike.

“Përdorimi i gazit lotsjellës, përdorimi i koktejeve e të molotovit, hedhja e gjërave në Kuvend, kjo është dhunë politike”, shtoi tutje Delawie.


DEK 2 DHUNA POLITIKE by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...