Vazhdon mbështetja amerikane, thotë ambasadori Delawie

16 Shkurt 2017 - 20:07      

Mbështetja amerikane për Ballkanin, me theks të veçantë Kosovën do të vazhdojë, pa marrë parasysh nëse në krye të shtetit më të fuqishëm në botë janë demokratët apo republikanët.

Ambasadori amerikan për Kosovë, Greg Delawie në Rubikon të KTV-së theksoi se po vazhdohet nën po të njëjtën politikë si në të kaluarën.

“Sa i përket Ballkanit në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, ka qenë shumë konsistente gjatë disa dekadave të fundit, pa marrë parasysh a ka qenë demokrat apo republikan në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kam parë asnjë indikacion që kjo do të ndryshojë tash për tash. Ende janë vetëm disa persona të emëruar në administratën e re. Natyrisht, të gjithë do të duhet të përcjellim se kush do të caktohet në nivelin e dytë të zyrtarëve të administratës. Por, deri tash mendoj se po veprojmë pak a shumë nën të njëjtën politikë si në të kaluarën, që është se SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë pavarësinë dhe rritjen e Kosovës, si dhe integrimin në strukturat evropiane”, ka thënë ambasadori Delawie.

Tutje Delawie shtoi se nuk sheh ndonjë ndryshim për të cilin do të duhej të shqetësohej.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...