Ministria i quan shokuese fotografitë e drejtorit të “Don Boskos” me nxënëset, ai mohon se ka gjë të keqe [video]

16 Shkurt 2017 - 19:27      

Don Izidor Lukiq, drejtor i Qendrës Social Edukative “Don Bosko”, nuk ka hezituar të bëjë fotografi nën përqafimin e ngrohtë të vajzave të ndryshme.

Këto fotografi morën shumë komente negative, marrë parasysh se prifti Lukiq është drejtor i një shkolle të ulët të mesme, raporton KTV.

Por një gjë të tillë e mohon protagonisti i fotografive, Don Izidor Lukiq. Ai thotë se është shumë i afërt me të gjithë nxënësit e tij dhe jo vetëm të gjinisë femërore.

Sipas tij, këto fotografi me tendencë i ka publikuar një ish-punonjës i shkollës, të cilit i ka skaduar kontrata e punës.

Në njërën prej fotove është edhe ish-nxënësja Nora Makolli. Ajo thotë se përqafimet e tyre janë të tipit prind-fëmijë dhe asgjë më shumë.

Edhe profesori Betim Bajoku thotë se përveç se është i dashur me të gjithë, është edhe këshillues dhe human.

E ndërkaq zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, nën licencën e së cilës punon qendra “Don Bosko”, thonë se janë shokuar nga kjo ngjarje.

“Marrja e masave do të jetë e pashmangshme”, thotë drejtori i Inspektoratit të Ministrisë.


Ministria i quan shokuese fotografitë e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...