Gur në themelin e shtetit po cilësohet gurthemeli i pikë-kalimit kufitar në Merdarë me Serbinë [video]

16 Shkurt 2017 - 19:20      

“Vënia e gurit themeltar të ndërtimit të pikë-kalimit kufitar në Merdarë, është rezultat i dialogut për fqinjësi dhe marrëdhënie të mira që po bën Kosova me shtetin e Serbisë.

Kështu kanë thënë krerët institucional të shtetit gjatë ceremonisë.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënës e ky veprim është një rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se ky pikëkalim fuqizon sovranitetin e Kosovës. Ndërsa, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nisja e ndërtimit të objektit për IBM-in është dhuratë për ditëlindjen e 9-të të pavarësisë.

Ky pikëkalim është vetëm një nga 6 pikat, të cilat do të ndërtohen mes Kosovës dhe Serbisë.

Objekti, që është financim i Bashkimit Evropian me vlerë 9.42 milionë.


Gur në themelin e shtetit po cilësohet... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...