Haradinaj: Të gjithë ata që më akuzojnë janë pjesë e gjenocidit serb mbi Kosovën

16 Shkurt 2017 - 18:38      

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër tij, pa përjashtim, janë shkaktarë ose bashkmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë.

Ai në Facebook ka shkruar se e vërteta nuk fshihet, pavarësisht shkathtësive manipulative të disa politikanëve në Serbi, të cilët duke e mbuluar të djeshmen, sot janë maskuar me petk të ri.

“Sot paska dalë edhe njëfarë i ashtuquajtur patolog serb (Zoran Stankoviq), për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme, se e ka bërë të pamundurën që të falsifikojë dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë. Ai qenka ofruar të kryejë edhe disa falsifikime të reja për mua! Logjika ‘tu them sa nuk më kanë thëne’, nuk funksionon më dhe tani radhën për t’u përballur me drejtësinë e kanë ata që shkaktuan gjenocid në Kosovë, në mesin e të cilëve është edhe ky far patologu i Ojdaniqit”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...