Bajrami priti në takim një delegacion të parlamentarëve britanik

16 Shkurt 2017 - 17:54      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, bisedoi sot në Prishtinë me një delegacion të parlamentarëve nga Britania e Madhe, në përbërje: Martin Vickers, Nick Dakin, Andrew Rosindell, Baroness Barker dhe Earl of Sandwich.

Temë qendrore e takimit ishte eksplorimi i mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Ministrja Bajrami i njoftoi parlamentarët nga Britania e Madhe me reformat e rëndësishme strukturore që janë ndërmarrë deri tani nga Qeveria e Kosovës. Ajo tha se kemi shënuar rezultate inkurajuese në përmirësimin e ambientit të biznesit në vendin tonë. Në mes tjerash, ministrja Bajrami përmendi infrastrukturën e përshtatshme ligjore që është ndërtuar, reduktimin e barrierave administrative, përmirësimin e infrastrukturës, politikat fiskale mjaft favorizuese për bizneset, etj. Të gjitha këto ndryshime pozitive kanë ndikuar që Kosova të vlerësohet nga organizma të rëndësishëm ndërkombëtar si vend me kushte të favorshme për afarizëm dhe investime, tha Bajrami, e cila ua shpjegoi bashkëbiseduesve potencialin e madh që posedon vendi ynë për investitorët britanikë në shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës, si: agrobiznes, teknologji informative, turizëm, energji dhe miniera, tekstil, etj.

Në anën tjetër, parlamentarët nga Britania shprehën interesimin e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në të mire të rritjes së investimeve të firmave britanike në Kosovë dhe u ndanë të kënaqur me gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë në arritjen e këtij synimi në interes të të dyja vendeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...