Shqiptarja që shpreson të ndikojë në ndryshime përmes Kombeve të Bashkuara

15 Shkurt 2017 - 16:33      

Dea Dodi është e vendosur që të ndryshojë botën.

Si këshilltare e studentëve në Kombet e Bashkuara, ajo është duke frymëzuar të tjerët që të punojnë në ndryshimin e politikave në kryeqytetin e këtij vendi pasi që administrata e Donald Trumpit merr vendime politike.

Dodi, 21 vjeçe, nga Somerville është studente e universitetit Clark që studion shkencat politike dhe zhvillimin ndërkombëtar, transmeton Koha.net. Ajo kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara së bashku me prindërit nga Shqipëria kur ajo ishte vetëm 6 vjeç. Kur diplomoi, Dodi tha se dëshiron të vazhdojë lobimin për ndryshim në Washington dhe se do të qëndrojë e angazhuar në Kombet e Bashkuara.

Si delegate e re nga Shqipëria, në Forumin për të Rinj në Kombet e Bashkuara që u mbajt muajin e shkuar në New York, ajo u bë delegatja më e re shqiptare që mbajti fjalim dhe delegatja më e re e forumit nga rajoni i Bostonit.

Siç shkruan “Telegram”, Dodi takohet me delegacione të ndryshme dhe diplomatë të shumtë të Kombeve të Bashkuara. Ajo raporton në takime, përfshirë edhe Këshillin Ekonomik dhe Social dhe atë të Sigurisë. Ajo ofron informata dhe analiza në shumë tema.
“Kushdo që punon për Misionin duhet të pranohet dhe të lirohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Pasi vura kontakt me Misionin, si qytetare shqiptaro-amerikane, gjithçka varej nga konsiderata e stafit diplomatik për backgroundin tim. Kam dërguar një letër motivimi dhe dhashë intervistë të shkurtër nga Clarku. Vetëm një javë pasi përfundoi semestri pranveror 2016, isha në zyrat e Kombeve të Bashkuara në New York”, ka shpjeguar ajo.

Dodi thotë se eksperienca si studente në Worcester e ka përgatitur për punën për ndryshime gjatë mandatit të ri dhe shpreson se historia e saj do të inspirojë të rinjtë. Dodi thotë se zgjedhja e Donald Trumpit president të SHBA-së erdhi si rezultat i sistemit të dështuar.

“Mendoj se ky ndryshim radikal korrespondon me faktin që njerëzit nuk mund të duronin dhe ishin të pakënaqur me qeverinë që injoronte jetesën e tyre”, thotë ajo.

Sa i përket vendimit të administratës së re për ndalimin e hyrjes së imigrantëve nga shtatë shtete arabe, Dodi ka deklaruar: “Mendoj se masat e administratës së re kundër imigrantëve jo vetëm se janë paradoksale, por edhe kundër progresit e po ashtu vetëshkatërruese. Amerika është ndërtuar nga imigrantët, dhe imigrantët janë shtylla e saj”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...