Foto: Koha / ilustrim

Telekomi i Kosovës angazhon kompani angleze për të kundërshtuar vendimin e Arbitrazhit

12 Janar 2017 - 07:45      

Telekomi i Kosovës ka kontraktuar një kompani angleze për ta përfaqësuar në ushtrimin e padisë ndaj vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, me të cilin kjo ndërmarrje humb 30 milionë euro në kontestin me operatorin virtual të telefonisë mobile “Z-mobile”, pronë e kompanisë “Devolli”.

Nëpërmjet procedurës së negocimit, Telekomi ka lidhur kontratë me kompaninë “Squire Patton Boggs” në vlerë 159 mijë euro. Kjo kompani do të ofrojë shërbime në përgatitjen e padisë në gjykatën kompetente të Britanisë së Madhe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arsim Bilalli, zëdhënës i Telekomit të Kosovës, ka thënë se kontrata i referohet angazhimit të një ekspertize ligjore, e cila do të mbrojë pozicionet e korporatës në gjykatën kompetente në Londër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...