Gjykatat themelore në funksion të ngritjes së imazhit të drejtësisë

11 Janar 2017 - 15:14      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot kryetarët e gjykatave themelore të Republikës së Kosovës me të cilët bisedoi rreth sfidave dhe çështjeve nga veprimtaria e këtyre gjykatave, në funksion të ngritjes së performancës, kënaqshmërisë së qytetarëve dhe transparencës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në takim, Hoxha theksoi se përkushtimi i gjithanshëm i ministrisë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e pakursyer për ngritjen e cilësisë së gjyqësorit është një nga prioritetet e saj. Ajo theksoi se gjykatat themelore janë ato të parat që ballafaqohen me çështjet e qytetarëve.

Çdo përparim në këtë nivel, pasqyrojnë edhe performancën e përgjithshme të këtij dikasteri jetik në ecjen euro-integruese të vendit tonë, me ç rast ministrja Hoxha theksoi se mirëpret edhe kontributin e gjithanshëm të këtij niveli të gjyqësorit jo vetëm në rishikimin gjithëpërfshirës legjislativ por edhe kontributin dhe pjesëmarrjen në proceset e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Kryetarët e gjykatave themelore, theksuan se mirëpresin gatishmërinë e ministres, përkrahjen e pa rezervë të saj dhe diskutuan për nevojën e heqjes së barrierave formale juridike që pengojnë ngritjen e efikasitetit të gjykatave themelore, dhe përmirësimin e imazhit të institucioneve thelbësore të shtetit ligjor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...