Thaçi nga SHBA përkujton Rexhep Malajn e Nuhi Berishën

11 Janar 2017 - 15:12      

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi po e vazhdon vizitën sipas agjendës në SHBA.

Ai sot, megjithatë, ka gjetur kohë që të kujtojë dy të rënë për lirinë e vendit: Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, transmeton Koha.net.

Për ta Thaçi ka shkruar në Facebook:

“Para 33 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha ranë burrërisht në përleshje me forcat serbe në Prishtinë. Rexhep Malaj ishte burgosur më herët, dhe si veprimtar i pathyeshëm kishte vazhduar aktivitetin patriotik edhe pas daljes nga burgu. Te Nuhi Berisha kishte gjetur bashkëmendimtarin dhe idealistin. Ranë për idealin e përbashkët - lirinë e Kosovës”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...