Mitrovica në përkrahje të Haradinajt

11 Janar 2017 - 14:48      

Me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë”, qindra qytetarë të Mitrovicës kanë protestuar sot te sheshi ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë, duke kërkuar lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet e Francës, ku po mbahet në paraburgim sipas një fletarresti të Serbisë nga viti 2014.

Protestuesit, siç transmeton kp, kanë bartur pankarta me mbishkrimet “Kriminelët kërkoni në Serbi”, “Haradinaj është çlirimtar”, “Mos e fyeni Kosovën” dhe të tjera.

Esat Peci, kryetar i AAK-së në Mitrovicë, tha se drejtësia ndërkombëtare duhet t’i ndjek kriminelët e vërtetë, e jo t’i burgosë ata që luftuan për liri duke mbrojtur me gjak popullin e vet.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, theksoi se Ramush Haradinaj i cili ka dhënë gjithçka për këtë vend, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes, po mbahet padrejtësisht në burg.

Ai ka kërkuar bashkimin e të gjithë faktorëve në vend si asnjëherë më parë për lirimin e pakusht dhe të menjëhershëm të Haradinajt.

Smajl Latifi, nga AAK-ja, duke i quajtur mitrovicasit simbol të sakrificës për mbrojtjen e Mitrovicës dhe të Kosovës, tha se edhe qyteti i ndarë është bashkuar sot dhe po kërkon lirimin e heroit të gjallë.

Sipas tij, për shkak të mos reagimit qeveritar, qytetarët e Kosovës janë të detyruar që të protestojnë për të satën herë gjithandej vendit.

Ai ka potencuar se ndalesa e Haradinajt dhe paraburgosja e tij është ndalesë që po i bëhet Kosovës në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit, forcimit dhe mbrojtjes së vendit.

Në anën tjetër, deputetja Teuta Haxhiu, ndalimin e Haradinajt e ka quajtur jo të rastësishëm.

Ajo ka kritikuar edhe kolegët e saj deputetë për të cilët tha se nuk pranuan që gjatë seancës së djeshme të kushtëzohen bisedimet me Serbinë. Edhe Haxhiu ka potencuar se mbështetja për Haradinajn, si një zë I fuqishëm dhe i rrallë, është mbështetje për gjithë vendin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...