Foto: KoSSev

Tahiri njoftoi BE-në për bombat në Mitrovicë

11 Janar 2017 - 14:27      

Pas sulmit të mbrëmshëm me bombë ndaj objektit të zyrave të Qeverisë në Mitrovicën veriore ministrja për Dialog Edita Tahiri iu ka drejtuar mbrëmë Bashkimit Evropian me një letër për të kërkuar nga BE-ja, siç ka thënë ajo, të ndërhyjë për ndaljen e destruksioneve të Serbisë ndaj Kosovës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Tahir në këtë letër ndër të tjera ka thënë “se duket se Serbia është duke u tërhequr nga dialogu dhe po i kthehet mendësisë së vjetër, ngase po shkon kundër marrëveshjeve që vet i ka nënshkruar, madje me bomba, mure, arrestime arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës”.

Për këtë arsye, Tahiri ka kërkuar nga BE-ja që të shikojë këtë gjendje me seriozitet dhe të ndërhyjë tek pala serbe që të qëndroj në linjë me frymën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përndryshe, pasojat do të jenë të paparashikueshme.

Sipas Tahirit, pas dërgimit të letrës së saj, BE i është përgjigjur duk e i thënë se është e përqendruar seriozisht në këtë çështje dhe se zhvillimet negative duhet të ndalen. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...