Shkupi akuzon Tiranën e Prishtinën për “ndërhyrje në punë të brendshme”

11 Janar 2017 - 14:13      

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë akuzoi Tiranën dhe Prishtinën për ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit.

Nikola Poposki tha se, një ndërhyrje e tillë e një kryeministri apo presidenti të një vendi fqinj nuk është e sjellshme dhe as e përshtatshme, duke iu referuar takimeve që krerët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan me faktorin politik shqiptar të Maqedonisë.

Kryediplomati maqedonas vlerëson se, një ndërhyrje e tillë dërgon sinjale të gabuara në rajon, sidomos kur bëhet pas zgjedhjeve demokratike dhe para se të formohet Qeveria e re e Maqedonisë.

“Një qasje e tillë, në një vend me tradita multikulturore, është e rrezikshme dhe shumë larg praktikës së fqinjësisë së mirë”, deklaroi Poposki.

Sipas tij, nëse të gjithë në rajon janë dakord se e ardhmja është Europa, atëherë duhet punuar së bashku për prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Ai theksoi se Maqedonia ka qenë gjithnjë e drejtë në bashkëpunimin me fqinjët dhe se do të ishte shumë mirë, nëse ata i bashkohen Shkupit, jo të vendosin mina në këtë rrugë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...