Protestë për Haradinajn në Gjilan

11 Janar 2017 - 13:20      

Pak para orës 12 qytetarë të Gjilanit kanë mbajtur një protestë në mbështetje të liderit të AAK-së i arrestuar më 4 janar nga policia franceze.

Motoja e kësaj proteste ka qenë “Ramushi është Kosova”.

Në këtë rast nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi tha se ndalimi i Ramush Haradinajt në paraburgim në Francë e ka një mesazh për institucionet se duhet të veprojnë si shtet.

Po ashtu, Isufi tha se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendim që të ndalin bisedimet me Serbinë.

Nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu,njëherësh kryetar i AAK-së në Gjilan tha se janë mbledhur sot jo për ndonjë kauzë politike por për kauzë kombëtare.

Ai bëri të ditur se kërkesa e vetme e tyre është lirimi i menjëhershëm i Haradinajt nga paraburgimi ku po mbahet në Francë.

Shaqir Shaqiri nga OVL e Gjilanit tha se luftëtarët e lirisë janë mbledhur të ngrenë zërin e kundërshtimit kundër shtetit francez që arrestoi Ramush Haradinaj.

Në mbështetje të Ramush Haradinaj kanë dalë edhe klubet sportive të Gjilanit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...