MI: Qarkullimi nëpër rrugët e vendit, i lehtësuar

11 Janar 2017 - 10:26      

Qarkullimi i automjeteve në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdon të zhvillohet me lehtësi, thotë kumtesa nga Ministria e Infrastrukturës, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, me gjithë reshjet e mbrëmshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim.

Gjatë gjithë kohës, kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në largimin e borës dhe në mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e tyre.

Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.
Për t’iu dalë në ndihmë ekipeve lokale të komunës së Gjakovës, në hyrje të qytetit dhe në disa pjesë rurale të saj janë angazhuar ekipet e MI-së në heqjen e borës dhe akullit, sikurse edhe në komunat e tjera të vendit.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve në vend, MI këshillon qytetarët të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...