Precedenti që mund ta lërë Alma Lamën pa postin e ambasadores

7 Janar 2017 - 06:48      

Alma Lama më nuk do të jetë ambasadore, në rast se Ministria e Punëve të Jashtme aplikon standarde të njëjta përkitazi me fyerjet publike që i bëjnë anëtarët e shërbimit diplomatik.

Tashmë ka një precedent kur një drejtues misioni është shkarkuar për të njëjtin motiv, shkruan sot Koha Ditore.

Lama, ambasadore në Romë, do t’iu nënshtrohet procedurave disiplinore pas fyerjes që u ka bërë Kohavisionit (KTV) dhe gazetarit të po këtij televizioni, Xhemajl Rexha, i cili e drejton emisionin “Interaktiv”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar këtë të premten.

Xhafer Ahmeti sa ishte i ngarkuar me punë në misionin diplomatik në Mal të Zi kishte postuar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku e kishte fyer ish-kryeministrin e Shqipërisë, që ishte konsideruar si skandal diplomatik. Ministri Hoxhaj kishte marrë vendim për kthimin e menjëhershëm të tij në Prishtinë. Kjo, me arsyen se komentet e Ahmetit nuk paraqisnin qëndrimet e institucioneve të Kosovës.

Gazetari i KTV-së, Xhemajl Rexha, ka shprehur pritjen që e njëjta masë të aplikohet edhe kundër ambasadores Lama. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...