Thaçi: Me kodin telefonik eliminohen në tërësi operimet ilegale

14 Nëntor 2016 - 11:57      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se me kodin telefonik “+383” do të eliminohen në tërësi operimet ilegale dhe pengesat e deritanishme.

Ai ka shtuar se përmes kësaj forcohet pozicioni i Kosovës në fushën e telekomunikacionit, kurse kjo hap rrugët për programin shtetëror të digjitalizimit, transmeton Koha.net.

“Pozicioni i shtetit tonë forcohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare me kodin e ri në fushën e telekomunikacionit. Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tërësi. Tash Kosovës i është hapur rruga që ta jetësojë edhe programin shtetëror të digjitalizimit”, ka shkruar Thaçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...