Rrëfimi i njërës nga shqiptaret e martuara me serb që ndërroi edhe emrin

25 Shtator 2016 - 18:08      

Prej gjashtë muajsh familja Mali nga Tirana dhe familja Tashiq nga Lopardinca, afër Bujanovcit në Serbi, janë në miqësi.

Dhurata Mali ka filluar jetën e re me Branislav Tashiqin nga Lopardinca, fshat afër Bujanovcit në jug të Serbisë.

“Jam shumë e lumtur që jam martuar në Lopardincë afër Bujanovcit dhe nuk jam zhgënjyer fare. Fakt është që nuk flasim gjuhën e njëjtë, por flasim gjuhën e dashurisë, e cila na mundëson që të jemi dakord me njëri-tjetrin”, flet Dhurata Mali, e cila tash ka ndërruar edhe emrin, Dunja (shq. “ftua”).

Jeta e saj e re filloi para gjashtë muajsh kur një ndërlidhës nga Shqipëria, i propozoi Branislavin, dhe ajo pranoi.

Dhurata së pari herë ka shkuar që të takohet me burrin e mundshëm dhe familjen e tij. Pas tri ditësh qëndrimi në Lopardincë, ajo vendosi që të martohej me Branislavin. 43-vjeçarja nga Tirana u kthye në vendlindje vetëm të marrë gjërat personale.

Ajo tregoi edhe për dasmën e saj, transmeton Koha.net.

“Ne organizuam aheng më 13 gusht, ku në mes të më shumë se 200 mysafirëve, ishin edhe të afërmit e mi nga Shqipëria”, rrëfente për Al-Jazeera, Dhurata, që nga besimi mysliman u shndërrua në ortodokse duke marrë edhe emrin Dunja.

Vjehrra e Dhuratës, Javorka Tashiq, tha se ajo është shumë e kënaqur me nusen e saj të re, madje e do më shumë se sa vajzën e saj. Tashiq shton se familja e nusës është shumë e kënaqur.

“Nëna e Dhuratës vjen shpesh për të na parë, edhe pse janë 400 kilometra larg. Familja e saj nuk na urrejnë, ata vinë shpesh si mysafirë”, flet Javorka Tashiq.

Vjehrra e saj nuk e ka problem komunikimin, ngaqë ka prejardhje nga Kosova.

“Bashkë shëtisim, punojmë dhe jetojmë në lumturi. Dhurata flet gjuhën e saj, por unë e kuptoj se çka flet, pasi kam prejardhje nga Kosova”, shton Tashiq.

Në Komunën e Bujanovcit janë më shumë se 15 martesa të tilla, por shumica nuk dëshirojnë të flasin për medie. Siç thotë Dhurata, ato janë sugjeruar nga ndërmjetësi që mos të komunikojnë mes vete.

Të gjitha këto martesa bëhen nga ndërmjetës, të cilët këtë e konsiderojnë si biznes, edhe pse mes dy popujve, shqiptarëve dhe serbëve, martesat kanë qenë të paimagjinueshme për shumë shekuj e dekada.

Kur janë pyetur në anonimitet agjencia për çmimin që paguhet për këto martesa, ata nuk kanë dashur të tregojnë.

“Paraja nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që asnjë e re nga Shqipëria nuk është kthyer e pakënaqur. Kjo mendoj se është e mjaftueshme”, është thënë në kushte anonimiteti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...