Putin do që inteligjenca ruse dhe ajo amerikane t’i ripërtërijnë komunikimet

16 Shkurt 2017 - 22:59      

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të përfitonin nga ripërtritja e komunikimeve ndërmjet agjencive të inteligjencës për ta forcuar luftën kundër terrorit.

“Në interesin tonë reciprok është ripërtritja e dialogut me agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera të NATO-s”, i tha Putin Shërbimit të Sigurisë Federale të Rusisë (FSB) në takimin e sotëm në Moskë.

“Është absolutisht e qartë se në fushën e kundërterrorizmit të gjitha qeveritë e përgjegjshme duhet të bashkëpunojnë”, tha Putin.

Raportet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë rënë në pikën më të ulët prej Luftës së Ftohtë dhe shumë lidhje ndërmjet dy shteteve janë shkatërruar pasi Rusia në mënyrë ilegale e aneksoi Krimenë e Ukrainës, në vitin 2014, dhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...