OKB: Zgjidhja me dy shtete e konfliktit izraelito-palestinez s'ka alternativë

16 Shkurt 2017 - 14:18      

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mos braktisë idenë e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, duke thënë se ajo "nuk ka alternativë".

Deklarata vjen pasi Trump doli kundër politikës amerikane, të ndjekur me dekada, dhe tha se do të mbështesë çdo formulë që çon në paqe.

Palestinezët kanë reaguar me alarm ndaj mundësisë që SHBA-ja të ndalojë mbështetjen për shtetin palestinez.

Rrethi i fundit i bisedimeve për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve është ndërprerë në vitin 2014.

Duke folur përkrah kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të mërkurën në Uashington, Trump premtoi "marrëveshje të shkëlqyer të paqes".

Por, ai tha se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise.

Pas këtyre deklaratave, Guterres i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë gjithçka të mundur për të arritur zgjidhje me dy shtete.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...