FBI publikon hetimin për diskriminim kundër minoriteteve nga Donald dhe babai i tij [foto]

16 Shkurt 2017 - 14:01      

Qindra dokumente të FBI janë publikuar për një hetim nëse kompania e patundshmërive e Donald Trump ka bërë diskriminim racial kundër njerëzve në vitin 1970, derisa babai i tij, Fred ishte në krye të kompanisë, transmeton koha.net.

Në këtë dosje shihet se agjentët kanë folur me qiramarrësit, menaxherët dhe punëtorët, duke tentuar që të determinojnë nëse ishte më vështirë marrja me qira nga Kompania Trump, nga minoritetet në vitet 1972 deri 1974, transmeton koha.net.

Në një intervistë, e cila ishte realizuar me punëtorë të Fred Trump kanë treguar se si babai i Presidentit të tanishëm ka thënë se “dëshiron që të heq qafe të zinjtë që ishin në ndërtesa të tyre”.
“Ai dëshironte që unë ti hiqja qafe të zinjtë të cilët ishin në ndërtesë, duke ju thënë atyre se shtëpitë e lira mund të merreshin me qira nga ta vetëm me 500 dollarë paradhënie, të cilat i merrte Trump”, raporton daily mail.

Ndërsa një i intervistuar tjetër në ndërtesën Trump në Brooklyn në vitin 1974, ka thënë se shefi më ka: “thënë mua që nëse ndonjë person i zi vjen në 2650 Ocean Parway dhe kërkon apartament me qira, unë duhej ti thosha atyre me çmimin dy herë më shumë se sa ishte në të vërtetë, në mënyrë që ata të mos mund të përballonin qiranë për apartament”.

Kompania menaxhuese Trump, e po ashtu Fred e Donald Trump, kanë hyrë në procesin gjyqësor në vitin 1975, por aty nuk është gjetur ndonjë shkelje në lidhje m këto akuza.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...