UNICEF thirrje për ndihmë ndaj fëmijëve në Sudan

16 Shkurt 2017 - 10:46      

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka bërë thirrje për sigurimin e 110 milionë dollarëve për të përmbushur nevojat bazë të fëmijëve në Sudan.

Përfaqësuesi i UNICEF në Hartum, Abdullah el-Fadil, në një deklaratë me shkrim në kuadër të thirrjeve që institucioni përsërit çdo vit ka theksuar se, transmeton aa, "për të zgjidhur nevojat themelore të fëmijëve në Sudan ka nevojë për sigurimin e një shumë prej 110 milionë dollarëve."

Fadil, ndër të tjera ka pohuar se UNICEF ka për qëllim të ndihmojë 2 milionë fëmijë në Sudan.
Duke vënë në dukje se shumë fëmijë në vend përjetojnë ushqyerje të pamjaftueshme, Fadil ka vlerësuar se "2 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare në Sudan ushqehen pamjaftueshëm.
Gjithashtu 3 milionë fëmijë që nuk marrin arsimin e nevojshëm nëpër shkolla jetojnë në rajone të ndikuara nga konfliktet.".

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...