Ushtria zbret në rrugë, blindohet plazhi Kopakabana në Brazil

15 Shkurt 2017 - 19:34      

Trupa ushtarake po patrullojnë plazhin e mirënjohur Kopakabana në Rio de Zhainero. Bëhet fjalë për 9 mijë ushtarë që janë vendosur prej së martës në këtë qytet me nismë të Ministrisë së Mbrojtjes, nga frika e një greve të policisë.

Ministri i Mbrojtjes, Raul Jungmann tha në një konferencë shtypi se trupat ushtarake do të patrullojnë rrugët e Rios dhe qyteteve pranë, Niteroi dhe Sao Goncalo, deri më 22 shkurt, edhe pse misioni i tyre mund të shtyhet më tej, deri në përfundim të karnavaleve.

Të martën pasdite, prania e ushtrisë ishte e dukshme në zonat turistike si Kopakabana dhe Ipanema, sikurse dhe në akset kryesore rrugore të Rios, qyteti i dytë më i madh i Brazilit, transmeton tch.

Angazhimi i forcave të armatosura erdhi pasi guvernatori i shtetit të Rios, Luiz Fernando Pezao i bëri thirrje presidentit Michel Temer që të përforcojë sigurinë, pasi forcat e policisë në zonat kyçe të vendit refuzuan të dilnin në patrullim në shenjë proteste ndaj pezullimit të rrogave dhe kushteve të punës.

Në një deklaratë, presidenti Temer tha se forcat e armatosura janë gati të rivendosin rendin publik, në rast se greva e policisë do të vazhdojë.

Greva në fjalë preku kryesisht shtetin Espirito Santo, ku në mungesë të uniformave blu bandat zaptuan qytetin e Vitorias për të grabitur dhe larë hesapet.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...