Edhe shteti i Virginias nuk përfill ndalesën e vizave të Trumpit

14 Shkurt 2017 - 10:44      

Një gjykatëse federal nga shteti i Virginias në SHBA ka dhënë vendimin që në Virginia të mos zbatohet ndalesa e udhëtimit e nënshkruar nga Donald Trump ndaj shtatë vendeve myslimane me arsyetimin se është në kundërshtim me Kushtetutën Amerikane.

Në vendimin e Leonie Brinkema, njëra nga gjykatësit në Gjykatën e Distriktit Lindor të Virginias, theksohet se ndalesa e udhëtimit është në kundërshtim me nenin e parë dhe të pestë të Kushtetutës Amerikane dhe shkakton “dëme të pariparueshme” ndaj popullit dhe institucioneve të Virginias.

“Është në dobi publike të pengohen aktivitetet të cilat jonë jokushtetuese”, thuhet më tej në vendimin e gjykatëses.

Nga ana tjetër, Kryeprokurori Demokrat i Virginias, Mark Herring, e ka cilësuar si “historike” këtë vendim, duke theksuar se kjo praktikë e Trump është diskriminim kundrejt myslimanëve.

Herring njoftoi se disa studentë nga vendet myslimane kanë fshirë regjistrat nga disa universitete në Virginia, duke bërë të ditur se kjo ka shkaktuar dëm në vlerë prej 20 milionë dollarësh nga shpenzimet e institucioneve të arsimit të lartë në shtet.

“Në Virginia, qindra, mbase mijëra persona, janë prekur nga kjo ndalesë, sepse mendojnë që do t'u anulohet viza nëse largohen dhe kjo aktualisht është një dëm i vërtetë, konkret dhe i prekshëm”, është shprehur Herring. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...