Dy të arrestuar për sulmet në Paris dhe Bruksel

12 Janar 2017 - 08:52      

Policia belge mbrëmë në periferinë e Brukselit, në Laken arrestoi dy persona nën dyshimin se janë të lidhur me sulmet terroriste në Paris në nëntor të vitit 2015.

Sipas edicionit elektronik të gazetës "Dérnier Jour", policia ka arrestuar një burrë dhe një grua, të cilët përveç lidhjeve me sulmet në Paris, janë të dyshuar edhe se u kanë ofruar përkrahje logjistike vëllezërve Bakravi, të cilët u hodhën në erë në aeroportin dhe në një stacion të metrosë në Bruksel në mars të vitit të kaluar.

"Gruaja me inicialet M.B. dhe miku i saj Farad K. kanë mbajtur lidhje me disa terroristë në kohën kur ata kërkoheshin nga të dy anët e kufirit (belg-francez), në periudhën mes sulmeve në Paris dhe Bruksel", njofton gazeta.

Gjatë aksionit për arrestimin e dy të dyshuarve, policia belge ka qenë e shoqëruar nga pjesëtarët e policisë franceze dhe gjyqtares nga Parisi.
Gjatë sulmeve në Paris më 13 nëntor të vitit 2015 janë vrarë 130 persona, ndërsa në Bruksel 32.
Hetimi tregoi se të dy sulmet janë kryer nga anëtarët e një grupi të njëjtë, e cila vepron në territoret e Francës dhe Belgjikës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...