Përkrahet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO

12 Janar 2017 - 08:29      

Komisioni i Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë e ka miratuar rezolutën që e përkrahë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, më 11 janar, duke e dërguar në Senat për votim.

Komisioni, vitin e kaluar e ka përkrahur kërkesën e shtetit ballkanik për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, por rezoluta nuk është hedhur në votim ende në Senat, aty ku duhet të marrë miratimin e dy të tretave të senatorëve për miratim të një anëtari të ri të NATO-s.

Udhëheqësi i Komisionit, Bob Corker ka thënë se shpreson për “veprim të shpejtë” në Senat gjatë këtij viti.
Senatori John McCain e ka siguruar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq përmes telefonit, se Senati amerikan do e ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit së shpejti, sipas njoftimit të zyrës për informim të qeverisë së Malit të Zi.
Më 10 janar, Italia dhe Norvegjia u bënë shtetet e fundit nga 28 vendet anëtare të NATO-s që e kanë përkrahur marrëveshjen në fjalë.

Anëtarësimi i Malit të Zi përfaqëson zgjerimin e parë të aleancës veri-atlantike prejse Shqipëria dhe Kroacia janë bërë anëtare në vitin 2009.
Ndonëse ky vend është aleat afatgjatë i Rusisë, marrëdhëniet me Moskën janë përkeqësuar së fundi, duke i dhënë mundësi qeverisë që të kërkojë integrim më të afërt me perëndimin.

Mali i Zi i është bashkuar BE-së në sanksionet kundër Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...