“Terapia e të folurit” ndihmon tek dhimbjet kronike të shpinës

14 Shkurt 2017 - 08:23      

Terapia Kontekstuale Kognitive e Sjelljes, ose CCBT (Contextual Cognitive Behavioral Therapy), është konstatuar se e lehtëson stresin psikologjik tek pacientët me dhimbje kronike të shpinës, duke e bërë trajtimin e tyre fiziologjik më efektiv.

Hulumtuesit mendojnë se kombinimi i trajtimit fiziologjik dhe psikologjik për dhimbje kronike të shpinës mund të ndihmojë për t’i përmirësuar gjendjet e pacientëve dhe për t’i zvogëluar shpenzimet e trajtimit.

Stresi konsiderohet një problem i madh për pacientët me dhimbje të shpinës, dhe mund të përfshijë shmangie të aktiviteteve të përditshme dhe në përgjithësi “shmangie nga frika” si rezultat, duke e përkeqësuar gjendjen, si dhe duke e bërë më të vështirë për t’u kapërcyer, transmeton Koha.net. Qëllimi i studimit ishte të zbulohet nëse CCBT, e fokusuar në pranimin e dhimbjes e cila nuk mund të shërohet duke e jetuar jetën në ritëm të plotë, do të jetë e pranueshme dhe e dobishme për pacientët.

“Ne e dimë se për disa njerëz me dhimbje kronike të pjesës së poshtme të shpinës, stresi psikologjik është një faktor i madh, dhe për këtë arsye ekziston një sfidë e rëndësishme për të gjetur trajtime efektive,” tha dr. Stephen Simpson, drejtor i kërkimeve dhe programeve në Arthritis Research UK, në një njoftim për shtyp. “Ky studim pilot ka treguar se kombinimi i qasjes fizike dhe psikologjike mund të jetë rruga për ta trajtuar këtë çrregullim të zakonshëm, shpesh paaftësues, në mënyrë më efikase.”

Hulumtuesit i rekrutuan 89 pacientë me dhimbje kronike të shpinës për studim, duke e bërë të rastësishme se cilët pacientë do të rekomandohen për CCBT dhe për fizioterapi. Ata zbuluan se pacientët të cilët kishin marrë pjesë në CCBT e konsideruan atë të dobishme, dhe se shumë nga ata që ishin rekomanduar vetëm për CCBT menduan se fizioterapia gjithashtu do të kishte qenë e dobishme. Në rastet kur pacientët i kishin marrë të dyja, studiuesit zbuluan se fizioterapia është më efektive se sa që ishte tek pacientët që marrin vetëm fizioterapi.

“Studimi ynë ka konstatuar se CCBT është e pranueshme për pacientët,” tha Tamara Pincus, profesoreshë në Royal Holloway të Universitetit të Londrës. “Është interesante që shumë pacientë që kishin marrë pjesë, si dhe disa prej personelit të përfshirë - dy psikologë dhe fizioterapistë – menduan se trajtimi më i mirë ishte një kombinim i fizioterapisë dhe CCBT.”

Artikulli është publikuar në BMC Musculoskeletal Disorders. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...