Pickimi i bletëve, mrekullia e mjekësisë alternative

11 Shkurt 2017 - 08:32      

Terapia me anë të thumbit të bletëve, e njohur ndryshe si “apiterapia”, është një ndër trajtimet më të përdorura në mjekësinë alternative. Ajo përdor polenin, helmin e bletëve, pelten mbretërore dhe mjaltin për të kuruar disa sëmundje.

Pavarësisht se pickimi i bletëve është një proces shumë i dhimbshëm, përfitimet e tij janë thuajse magjike, shkruan KP.

Ky pickim ka shumë veti shëruese dhe ndihmon në përmirësimin ose zhdukjen e sëmundjeve kronike dhe autoimune, si:

  • Sklerozën e shumëfishtë
  • Alergjitë
  • Artritin
  • Disa probleme kardiovaskulare si aritmia
  • Tensionin e lartë të gjakut
  • Hipogliceminë
  • Variçet
  • Çrregullimet në ciklin menstrual

Apiterapia kryhet duke përdorur bletë të gjalla të cilat lëshojnë thumbin e tyre në pjesë të caktuara të trupit. Personi që ka marrë përsipër të kryejë procedurën duhet ta dijë me saktësi se ku duhet të lëshohet thumbi. Koha më efikase për helmin e bletës është në përfundim të pranverës dhe fillimit të vjeshtës.

Kjo sepse gjatë kësaj kohe bletët kanë mundësi të mbledhin më shumë polen dhe kjo i lejon ato të prodhojnë një helm më të fuqishëm se zakonisht. Helmi i thumbit të bletës ka shumë substanca aktive, si proteina, aminoacide dhe enzima. Gjithashtu përmban elemente që luftojnë inflamacionin dhe dhimbjen. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...