Varësia ndaj internetit shenjë e psikopatisë

10 Shkurt 2017 - 18:20      

Varësia e internetit është thjesht një perde tymi për shumë probleme tjera psikologjike, tregon zbulimi i ri.

Hulumtuesit e këtij studimi besojnë se obsesioni i tillë vetëm sa e ‘ushqen’ depresionin, shqetësimin, shtytjen dhe kohën e shkurtër të vëmendjes.

Dhe, pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se të qenit online 24 orë është e pranueshme në shoqëri.

Hulumtuesit insistojnë të jemi më vigjilent rreth mënyrës se si njerëzit – veçanërisht tinejxherët – e përdorin internetin, duke kërkuar shenja të dëshpërimit dhe zemërimit, transmeton syri.net.

Për ta eksploruar këtë çështje, një ekip i psikiatërve kishte monitoruar 254 studentë të Universitetit McMaster në Ontario, Kanada.

Ata kishin përdorur një mjet të quajtur Testi i Varësisë nga Interneti (IAT), i cili ishte krijuar në vitin 1998.

Ata kishin zbuluar se 33 ishin të varur nga interneti, ndërsa 107 tjerë ishin në spektër të kësaj. Personat e varur nga interneti nuk kishin mundur ta largonin veten nga sajtet e rrjeteve sociale, dhe vazhdimisht shikonin video të ndryshme dhe shkëmbenin mesazhe me miqtë.

Përveç kësaj, të varurit nga interneti kishin pasur probleme t’i përmbahen edhe rutinës ditore, duke rënë në grackat e depresionit, duke dështuar të kushtojnë vëmendje dhe të mos e menaxhojnë kohën siç duhet.

Studimi pritet të prezantohet në Vjenë këtë të diele në Kolegjin Evropian të Neuropsikofarmacologjisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...