“Hater”, aplikacion për të gjetur dashurinë përmes urrejtjes

16 Shkurt 2017 - 22:27      

Gjej dashurinë duke nisur nga gjërat që urreni të dy. Hater është një aplikacion i ri takimesh që ndihmon në gjetjen dhe përzgjedhjen e personave në bazë të gjërave të përbashkëta që nuk pëlqeni.

Në fakt, idea lindi më shumë si një shaka, por mori gjithnjë e më shumë formë kur themeluesi i saj, Brendan Alper, e kuptoi rëndësinë dhe vendosi të bëjë testet e para. Në testim është përfshirë qyteti i Nju Jorkut, duke marrë një reagim shumë pozitiv.

Për momentin Hater është i disponueshëm në versionin Beta vetëm në iOS, por nga pranvera do të jetë e disponueshme edhe për pajisjet Android.

Kur shkarkohet aplikacioni ndodheni para shumë argumenteve ku mund të shprehni gjykimin tuaj. Për momentin nuk janë më shumë se tre mijë, nga Doland Trump tek njerëzit që ecin ngadalë, deri tek selfie, transmeton TCH.

Për të shprehur mendimin tënd mjafton të vendosësh gishtin mbi një emoji, poshtë për urrejtjen,lart për dashurinë, majtas për atë që nuk pëlqeni dhe djathtas për atë që ju pëlqen. Për alternativë mund të mbyllni skedën për të shprehur neutralitet.

Mekanizmi me të cilën funksionon Hater për takimet është e ngjashme me atë të Tinder, apo aplikacionet e tjera të takimeve. Sa herë shprehni gjykimet tuaja, aplikacioni do ju propozojë personat që përshtaten me shijet tuaja.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...