Apple konfirmon datat kur sjellë risitë teknologjike

16 Shkurt 2017 - 18:19      

Apple ka konfirmuar se Konferenca “Worldwide Developer” (WWDC) në këtë vit do të mbahet më 5-9 qershor, transmeton Koha.net.

WWDC do të rikthehet në San Jose këtë vit, pas një periudhe të gjatë. Vendngjarja është vetëm pak minuta nga selia e Apple në Cupertino, shkruan GSMArena.

Si zakonisht Apple në këto ngjarje ka sjellë risitë e saj teknologjike, dhe pritet që edhe këtë herë të sjellë më të rejat në iOS, macOS, watchOS, dhe tvOS, me pak gjasë që të shohim ndonjë harduer të ri.

Përveç kësaj, për pesë ditë në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe zhvillues nga e gjithë bota, të cilët do të angazhohen së bashku me 1 mijë inxhinierë të Apple përmes seancave dhe ndërveprimeve personale.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...