Provenance tregon origjinën e produktit

13 Shkurt 2017 - 12:14      

Kompania britanike “Provenance”, (Prejardhja) tenton të hedhë dritë mbi origjinën e produkteve që blejmë.

Ajo ka krijuar një aplikacion që i jep mundësi shitësve dhe blerësve të shohin se nga vjen produkti, që nga vendi i origjinës deri në momentin e shitjes.

“Pas çdo produkti është një zinxhir kompleks njerëzish dhe vendesh, dhe kjo është shumë e rëndësishme kur njerëzit blejnë gjëra. Provenance tenton të bëjë gjithë këtë informacion transparent për blerësit, por dhe për bizneset, të gjithë së bashku në zinxhirin e furnizimit”, thotë Jessie Baker, themeluese e saj.

Provenance siguron një histori digjitale për shitësit dhe blerësit, transmeton tch. Ajo mund të gjurmojë prejardhjen e peshkut, qumështit, vezëve, frutave, dhe gjithashtu përdoret të dokumentojë burimin e çdo produkti.

Provenance u krijua në 2013 dhe ka staf në katër shtete, Britani, SHBA, France dhe Gjermani. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...