Së shpejti prezantohen smartfonët e palosshëm të Samsungut

12 Shkurt 2017 - 15:08      

Edhe pse nuk do ta shohim Galaxy S8 në Kongresin Botëror të Celularëve të këtij viti, raportohet se gjiganti Samsung mund t'i prezantojë smartfonët e tij të palosshëm partnerëve të vet.

Në raportin e ri thuhet se Samsung mund të mos i lansojë smartfonët e palosshëm deri në vitin e ardhshëm, me prodhim masiv duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2018, transmeton Koha.net.

Arsyeja kryesore për vonesën thuhet se është për shkak të çështjes teknike e cila përfshin komponentin kryesor të smartfonëve të palosshëm.

Një burim i afërt me kompaninë ka thënë se "ndërsa shtresat PI të ekraneve janë duke u prodhuar në një vëllim të madh aktualisht, prodhimi masiv i kornizave nga plastika me bazë të shtresave PI e me cilësi të lartë nuk priten të vijnë deri në gjysmën e parë të vitit 2018".

Edhe nëse kompania koreane zgjedh që t'i prezantojë smartfonët e palosshëm në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), ata do të jenë prototipet e parakohshëm.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...