Shfaqet logoja e cila konfirmon emrin e Samsung Galaxy S8

12 Shkurt 2017 - 10:32      

Llogaria e famshme @evleaks së fundmi ka postuar një fotografi në të cilën shihet logoja zyrtare e cila konfirmon emrin smartfonit të shumëpritur të Samsungut, Galaxy S8.

Ky postim konfirmon se emri i smartfoni të ri do të jetë Galaxy S8+, pra nuk do të ketë prapashtesën "Plus" sikur që përdorë iPhone, transmeton Koha.net. Në mënyrë të njëjtë, edhe modeli Galaxy S6 edge+ është emëruar.

Duke e emëruar smartfonin e ri "Galaxy S8 edge+" do të ishte e tepërt, pasi që pritet që të dy modelet e Galaxy S8 të jenë të lakuar në të anët.

Është shumë e mundshme se Samsung nuk do të ofrojë smartfonin e ri të avancuara me ekran të sheshtë. Galaxy S8 do të jetë smartfoni i dytë i Samsungut që do të jetë në dispozicion në version me ekran të lakuar në të dy anët (i pari ishte Note 7).

Sipas raportit të fundit, Galaxy S8 standard do të vjen me ekran 5.7-inç ndërsa Samsung Galaxy S8+ mund të vijë me ekran më të madh, 6.0-inç, që të dytë të lakuar në të dy anët.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...