Shefi i Apple: Lajmet e rreme janë duke “mbytur mendjen e njerëzve”

11 Shkurt 2017 - 14:48      

Lajmet e rreme janë duke "mbytur mendjen e njerëzve", ka thënë shefi i Apple, Tim Cook, i cili i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë një fushatë të informimit publik për të luftuar këtë problem, transmeton koha.net.

Cook ka thirrur për një fushatë ndërgjegjësimi të ngjashme me ato që kanë alarmuar njerëzit për epidemitë shëndetësore si AIDS në vitin 1980, çështjet mjedisore e gjëra të ngjashme.

Drejtori i gjigantit të teknologjisë Apple, ka thënë se lajmet e rreme "janë një problem i madh në të gjithë botën", pasuar nga shqetësimi i fundit rreth lajmeve të fabrikuara të cilat u shpërndan gjatë garës Presidenciale në SHBA dhe fushatës së referendumit në BE, transmeton koha.net.

"Fushata duhet të integrohet në shkolla, ajo duhet të integrohet në publik", ka thënë Cook.
"Ajo duhet të jetë një fushat masive. Ne na duhet një version modern i fushatës për publikimet e shërbimeve publike. Mund të bëhet shumë shpejtë nëse ka vullnet", ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...