Samsung 'konfirmon' lajmet e këqija e të mira për Galaxy S8

10 Shkurt 2017 - 10:29      

Për muaj të tërë ka pasur rrjedhje të informacioneve për Galaxy S8 e ri, disa shumë të mira e disa jo edhe aq, transmeton koha.net.

Sipas një uebfaqeje koreane News1, raporton Forges, një zyrtar nga kompania e Samsung, ka zbuluar se Galaxy S8 dhe modeli më i madh Galaxy S8 Plus, do të kenë ekranin njëri 5.8-inch e tjetri 6.2-inch dhe me një dizajn fantastik, i cili padyshim se është lajm i mirë.

Por lajmi i keq është se, sipas tyre, Galaxy S8 do të ketë baterinë 3000mAh ndërsa Galaxy S8 Plus, 35000mAh, e jo ashtu siç raportohej se do të kenë 250mAh më shumë se sa që thonë këta.
Dizajni mund të jetë fantastik, por me këto bateri është e vështirë që të pëlqehen, pasi ekranet e mëdha harxhojnë shumë energji, e edhe RAM-i pritet të jetë vetëm 4GB, ndërsa rivalët e tyre tashmë kanë 6GB e më shumë RAM, transmeton koha.net.

Dhe derisa pritej që Galaxy S8 e Galaxy S8 Plus pritet të jenë smartfonët më të mirë në treg, kjo vihet në dyshim për shkak të ndryshimeve radikale që pritet të bëhen në iPhone8 apo iPhoneX e edhe të Google Pixel 2 dhe Google Pixel XL2, që po ashtu do të lansohen më vonë gjatë koj viti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...