Prodhimi i iPhone 8 fillon më herët seç pritej

7 Shkurt 2017 - 12:54      

Apple pritet që të prezantojë iPhone 8 dhe 8 Plus në muajin shtator dhe sipas raportimeve të fundit, gjiganti amerikan do të fillojë prodhimin e telefonave më herët sesa zakonisht.

Lajmi është bërë i ditur nga një raport i BlueFin Research Partners, të cilët kanë marrë disa informacionet nga një furnizues i Apple-it.

Deri tani ka pasur shumë thashetheme rreth smartfonëve të ri të Apple, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, ndërsa priten të jenë tre versione që do të lansohen gjatë këtij viti, transmeton koha.net.

Thuhet se njëri iPhone 8 do të jetë 4.7-inch ndërsa dy të tjerë do të jenë iPhone Plus me 5.5-inch, ndërsa njëri prej tyre do të ketë ekranin OLED.

Më parë është thënë se iPhone 8 i ri do të ketë shasinë nga xhami dhe çeliku i pandryshkur, dhe do të jetë komplet i ridizajnuar.

Sipas një raportimi të fundit, iPhonët e ri do të mbushen me Wireless dhe do t’i prodhojë Lite-On, furnizuesi i Apple për komponentët e mbushjes me wireless.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...