Shfaqet smartfoni i ri i Samsungut me procesor të MediaTek

5 Shkurt 2017 - 08:47      

Për një kohë të gjatë, gjiganti Samsung është mbështetur në procesorët e vet Exynos ose të Qualcommit për smartfonët dhe tabletët e saj.

Megjithatë, duket se po e ndryshon këtë për shkak të shfaqjes së smartfonit të saj të ri për të cilin thuhet se do të vijë me procesor të MediaTek.

MediaTek nuk është një “lojtar i vogël” në industrinë e procesorëve pasi që ajo ka furnizuar mjaft kompanitë kineze, por interesante është se Samsung është e njohur për përdorimin e procesorëve Exynos dhe të Qualcommit, transmeton Koha.net. Procesori MediaTek në fjalë është 2.3 GHz me tetë bërthama e numër të modelit MT6757.

Sa i përket pjesës tjetër të specifikave, smartfoni i ri pritet të vijë me ekran 5.7-inç Full HD, grafikën ARM Mali-T880, 3 gigabajt RAM memorie, kamerën kryesore dhe të pasme prej 12 megapikselë, si dhe me sistemin operativ Android 7.0 Nougat. Ky smartfon është shfaqur me numër të modelit SM-G615F dhe sipas disa spekulimeve të mëparshme ky mund të jetë version i 2017-ës i Samsung Galaxy On7.

Samsung, është thënë se do të mbajë konferencë për shtyp në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), kështu që pritet të zbulojë aty më shumë informata në lidhje me këtë smartfon misterioz.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...