BMW i5 i ri merr formë me teknologji të paparë deri më tani [foto]

15 Shkurt 2017 - 20:27      

Modeli i ardhshëm ‘i’ i BMW, i quajtur BMW i5 i cili do të arrij në vitin 2021 ndërsa do të ketë teknologji autonome të papara deri më tani, transmeton koha.net.

Ky model pritet të rivalizojë atë të Teslas, Model 3, ndërsa do të qëndrojë në mes të modeleve të Serisë 3 dhe Serisë 5 të BMW.
Anëtari i bordit të BMW në një intervistë për AutoExpress ka thënë: Me daljen e dizajnit final, ju mund të shihni se do të jetë veturë më e madhe e jo e vogël ashtu siç janë të tjerat elektrike, dhe mund të shihet se do të ketë gjeneratën e ardhshme të baterive, transmeton koha.net.

“Me prodhimin e produkteve ‘i’ ne kemi krijuar ikona të reja, kështu që ne jemi duke i shtyrë ato përpara”.
“Ne do të shohim atë se çfarë besojmë se do të jetë vetura e parë me aftësi të plota autonome”, ka shtuar Robertson.
BMW tani për tani ka gamën më të madhe të veturave me plug-in hibrid në dispozicion.

Prodhuesi gjerman i veturave tashmë ka shitur mbi 100 mijë vetura elektrike në të gjithë botën, ndërsa ka për synim shitjen edhe të 100 mijë veturave të tjera gjatë vitit 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...