Veturat e reja të Formula E do të duken kështu

12 Shkurt 2017 - 18:24      

“Spark Racing Technologies” kompania që merret me gjeneratën aktuale të strukturave të Formula E, ka lëshuar fotografitë e para të konceptit për gjeneratën e re, që do të dalë në gara nga viti 2018.

Sipas “Motorsport”, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka kërkuar qasje direkte në krijimin dhe zhvillimin e automobilave të rinj të Formula E.

Lansimi i pesë modeleve të para pritet të bëhet para fundit të sezonit 2016-17.

SRT, që ka krijuar 42 automobilat e gjeneratës së parë të Formula E në vitin 2014 pritet që në gjeneratën e re të sjellë shumë ndryshime.

Struktura e re do të ketë dizajn më të ulët dhe peshë më të lehtë, për 40 kilogramë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...