Bardhyl Canolli, mbreti i automobilizmit në Kosovë

11 Shkurt 2017 - 23:57      

Bardhyl Canollit, anëtar i auto klubit Prishtina Racing Team, i ka takuar epiteti i automobilistit më të mirë për vitin 2016, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në një konkurrencë shumë të fortë, Canolli është shpallur më i miri nga Federata e Auto Sportit e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Jam i kënaqur me këtë çmim, por fillimisht dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë vendosur që ky epitet të më takoj mua. Nuk ka qenë e lehtë të arrihet deri këtu, sepse automobilizmi është sport që kërkon shumë sakrificë“, ka thënë Canolli, i cili më pas ka shtuar se, “ky sukses është edhe më i veçantë për faktin se gjatë vitit 2016 e pata një aksident mjaft të rëndë, por falë Zotit shpëtova dhe sot jam këtu me të gjithë ju. Shpresoj të aftësohem sa më shpejt dhe t’u kthehem shtigjeve të garave”.

Para fillimit të shpalljes së më të mirëve, nënkryetari i FASK-kut, Agron Dida ka folur për aktivitetin njëvjeçar të Federatës, me theks të veçantë për rrafshin ndërkombëtar, duke marrë parasysh se viti 2016 ishte i pari gjatë të cilit Kosova në FIA ishte e barabartë me të gjitha vendet tjera.

Kartingu:

Klasa II
1.Ylli Maliqi (Peja)
2.Dren Mariqi (Prizreni D&G)
3.Beran Karabeg (Peja)

Klasa III
1.Liri Kalenderi (Prizreni D&G)
2.Besnik Kameri (Eurogoma RT)
3.Lidra Haxhihasani (Peja)

Klasa V
1.Sujejb Vuçitërna (Rahoveci)
2.Hasan Vuçitërna (Rahoveci)

Klasa VI
1.Arbër Gutiqi (Peja)
2.Albin Memaj (Prizreni D&G)
3.Hasan Vuçitërna (Rahoveci)

Klasa VII
1.Eris Maliqi (Peja)
2.Lidra Haxhihasani (Peja)
3.Besnik Kameri (Eurogoma RT)

Klasa VIII
1.Ilaz Makolli (Prishtina RT)

Konkurrenca ekipore:
1.Prizreni D&G
2.Peja
3.Eurogoma RT

Diciplina auto-sllallom
Klasa I
1.Kreshnik Mariqi (Prizreni D&G)
2.Afrim Spahi (Prizreni D&G)
3.Halil Qereti (Prizreni)

Klasa II
1.Gedek Ihtiman (Prizreni)
2.Alban Berisha (Prizreni D&G)
3.Behar Emërllahu (Gjilani)

Klasa III
1.Valdet Kaçandolli (Prishtina RT)
2.Valon Rexhepi (Prishtina RT)
3.Gazmend Kadriu (Prishtina RT)

Klasa IV
1.Bujar Gola (HCR Gjakova)
2.Besim Thaçi (Prizreni)
3. Gaspër Kaqinari (HCR Gjakova)

Klasa V
1.Faton Rama (Prishtina RT)
2.Ersen Kurti (Gjakova 137)
3.Milot Shaqiri (HCR Gjakova)

Klasa VI
1.Arbër Rexhepi (Ferizaj)
2.Burim Asllani (Ferizaj)
3.Leonit Thaçi (HCR Gjakova)

Klasa VII
1.Naim Dashaj (Prishtina RT)
2.Bashkim Memaj (Prizreni D&G)
3.Art Gjoka (Gjakova 137)

Klasa VIII
1.Besart Pruthi (Gjakova 137)
2.Kastriot Buqaj (Prishtina RT)
3.Besfort Hana (HCR Gjakova)

Klasa IX
1.Vilson Nrecaj (Gjakova 137)
2.Bardhyl Canolli (Prishtina RT)
3.Emin Dobra (HCR Gjakova)
3.Liridon Kalenderi (Prizreni D&G)
3.Mitat Vuçitërna (Rahoveci)

Klasa X
1.Përparim Dushi (Prishtina RT)
2.Besfort Bunjaku (Ferizaj)

Plasmani i përgjithshëm:
1.Përparim Dushi (Prishtina RT)
2.Bardhyl Canolli (Prishtina RT)
3.Naim Dashaj (Prishtina RT)

Konkurrenca ekipore:
1.Prishtina RT
2.Prizreni D&G
3.HCR Gjakova

Diciplina malore:
Klasa I
1.Ismail Smani (Prizreni D&G)
2.Kreshnik Mariqi (Prizreni D&G)
3.Afrim Spahi (Prizreni D&G)

Klasa II
1.Alban Berisha (Prizreni D&G)
2.Reshat Shabani (Ferizaj)
3.Osman Tovërlani (RC Prishtina)

Klasa III
1.Valdet Kaçandolli (Prishtina RT)
2.Valon Rexhepi (Prishtina RT)
3.Burim Asllani (Ferizaj)

Klasa IV
1.Premtor Taraku (Prishtina RT)
2.Bujar Gola (HCR Gjakova)
3.Gaspër Kaqinari (HCR Gjakova)

Klasa V
1.Faton Rama (Prishtina RT)
2.Gazmend Gashi (Prishtina RT)
3.Ersen Kurti (Gjakova 137)

Klasa VI
1.Arbnor Musliu (RC Prishtina)
2.Leonit Thaçi (HCR Gjakova)
3.Arbër Rexhepi (Ferizaj)

Klasa VII
1.Shkëlzen Lajqi (Prishtina RT)
2.Naim Dashaj (Prishtina RT)
3.Bashkim Memaj (Prizreni D&G)

Klasa VIII
1.Besfort Hana (HCR Gjakova)
2.Besart Pruthi (Gjakova 137)
3.Ernest Daka (DTM)

Klasa IX
1.Bardhyl Canolli (Prishtina RT)
2.Vilson Nrecaj (Gjakova 137)
3.Emin Dobra (HCR Gjakova)

Plasmani i përgjithshëm:
1.Përparim Dushi (Prishtina RT)
2.Shkëlzen Lajqi (Prishtina RT)
3.Bardhyl Canolli (Prishtina RT)

Konkurrenca ekipore:
1.Prishtina RT
2.Prizreni D&G
3.HCR Gjakova

Helmeta e artë
Shkëlzen Lajqi (Prishtina RT)
Përparim Dushi (Prishtina RT)
Arbnor Musliu (RC Prishtina)

Plaketa e artë
Prishtina Racing Team

Sportisti i vitit
Bardhyll Canolli

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...