Veçoritë më bezdisëse tek automobilat modernë

12 Shkurt 2017 - 09:20      

Shumica e automobilave të rinj po vijnë me idenë që të përforcojnë performancën, reduktimin e shpenzimeve dhe rritjen e sigurisë. Megjithatë, asnjë automobil nuk është i përsosur.

Teknologjia e re ka mbuluar modelet moderne, gjë që në disa raste po nevrikos shumë shoferët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prestigjiozja “Forbes” ka zgjedhur disa nga zhvillimet e reja teknologjike, por që janë të bezdisshme.

Auto Stop-Start
Kjo veçori e re, që shpejt po bëhet standard tek automobilat e rinj, automatikisht ndal automobilin kur nuk është duke u bërë asnjë rrotullim në motor. Automobili automatikisht ndizet sapo që shoferi largon këmbën nga pedali i frerit.

Teksa kjo është bërë me qëllim të kursimit të shpenzimeve, shoferët po bezdisen. Kjo sepse ka modele që bëjnë shumë zhurmë kur të ndizen dhe kjo po u pengon sidomos shoferëve të “Porsche 911”. Megjithatë, shumica e automobilave që kanë këtë veçori kanë mundësinë e fikjes së saj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...