Nëndetësja private për miliarder [foto]

11 Shkurt 2017 - 10:34      

Jahtet zakonisht janë simbole të statusit të miliarderëve, por kompania e quajtur DeepFlight është duke tentuar ta ndërrojë këtë traditë, pasi synon krijimin e nëndetëseve private për ta.

Kjo kompani ka ndërtuar modelin e ri të gjeneratës së pestë, i quajtur Dragon, i cili kushton 1.5 milion dollarë.

Dragon i DeepFlight është një nëndetëse për dy persona, e cila mund të pilotohet me trajnime minimale dhe nuk kërkohet licencë për të, transmeton koha.net.

Kjo nëndetëse mund të zhytet nën ujë deri në 122 metra, duke ofruar pamje mahnitëse të shkëmbinjve e gjallesave të detit, ndërsa ka bateri nga litiumi të cilat zgjasin deri në 10 orë.

Shefi i DeepFlight ka thënë për Tech Insider se kompania pret blerës të shumtë, të cilët mund ta marrin nëndetësen në ishujt e tyre privat apo t’i bashkëngjisin atë jahteve të tyre.

Çmimi i tij prej 1.5 milionë dollarësh përfshinë nëndetësen, instalimet e edhe trajnimet për pilotim.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...