ABT Sportsline rifreskon Golf GTI-në e Volkswagenit [foto]

6 Shkurt 2017 - 13:08      

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ndër të tjera është marrë edhe me modifikimin e modelit të Volkswagenit, Golf GTI Clubsport S.

Me pak fjalë, ABT Sportsline ka përforcuar motorin e Golf GTI Clubsport S në 370 kuajfuqi, që nënkupton se tani ky model ka 60 kuajfuqi më shumë për dallim nga ai standard, transmeton Koha.net.

Ky Golf tani shpejtësinë maksimale e arrin deri në 268 kilometra në orë, ndërsa të dhënat shpejtësinë deri në 100 km/h ABT Sportsline nuk i ka zbuluar.

Përveç përforcimit të motorit të këtij Golf GTI Clubsports S, ABT ofron edhe disa sete të ndryshme të rrotave nga alumini me diametër prej 18, 19 ose 20-inç, si dhe amortizatorët e modifikuar dhe sistemin më të fortë të frenimit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...