Range Rover me pamje të re plot shkëlqim [foto]

5 Shkurt 2017 - 13:59      

Projekti më i ri i kompanisë së njohur Project Kahn quhet Causeway Grey Range Rover Vogue Pace Car, të cilin e ka dizajnuar Afzal Kahn, dizajner i njohur britanik i veturave.

Si bazë për krijimin e këtij projekti ka shërbyer modeli me motor 4.4-litër SDV8, transmeton Koha.net. Ky Range Rover vëmendje të veçantë tërheq me pamjen e tij të re, falë mbrojtësve të rinj, mbrojtësve anësorë të zgjeruar, spoilerit Piano Black, maskës së përparme të re.

Gjithashtu, ky Range Rover karakterizohet edhe me set të ri të rrotave me ngjyrë kromi (Shadow Chrome) nga alumini me diametër prej 23-inç, sistemin Crosshair të shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe me interier të modifikuar (lëkurë me ngjyrë të zezë, disa detaje nga çeliku, pedalet nga alumini...).

Natyrisht, duhet theksuar se edhe eksterieri i tij tërheqë vëmendje të veçantë me ngjyrë gri Causeway, si dhe me mbishkrimin “KAHN” mbi kofano dhe në derën e bagazhit.

Ky projekt i Project Kahn shitet me çmim prej 88.995 funte.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...